chat shqip chat per gjith shqiptaret ! posted by on May 15, 2011

 

mir se erdhet ne web faqen ton ju falenderojm.. sic dihet te gjith shqiptaret jan ku do ne bot… larg shqiperis larg njerzve qe i kan per zemer apo shoqerin e tyre…ne kemi krijuar kete chat per tu dhen muncin te gjith shqiptarve ane e mban botes te bisedojn me njeri tjetrin… dhe  shum gjera te tjera,ju urojm mir se ardhjen ne chat dhe ju urojm argetim te kencem flm…. lexoni rregulloren e chatit dhe e respektoni ! kliko ketu dhe hyr ne chat >>> kliko ketu <<<

NoIzY godet rend babastars e le me fraktura te renda posted by on May 16, 2012
noizy godet rend babastars

noizy godet rend babastars

Noizy, reperi i njohur shqiptar, javes qe lame pas ka qene ne qender te vemendjes. Fillimisht ajo cka pushtoi faqet e gazetave ishte sherri i tij me grupin kosovar “Babastars”. Dy grupet qe jane rivale ne muzike, jane perplasur me njeri-tjetrin ne konfrontim fizik dhe grushte. Megjithate, Noizy nuk duket aspak i lenduar nga kjo histori, sic u pohua nga anetaret e “Babastars” se “e kemi rrahur keq”. Ne fakt, Noizy ka vazhduar koncertet e tij dhe nuk ka pasur shenja dhune ne trup dhe as ne fytyre, gje qe e katreguar me video dhe foto te ndryshme.ndersa nga krahu tjter sic edhe e keni par neper foto apo video “babastars” ka ngel me fraktura te renda ne trup edhe ne fytyr nga grushtat e noizyt…  sic e shikoni edhe sendet e babastars i mban noizy tani..!

Zhaku në plazh, me boksera dhe pa forma posted by on September 7, 2011

Zhaku në plazh, me boksera dhe pa forma

Që Zhaku e ka problem të zhvishet plotësisht në plazh, kjo gjë po vërtetohet çdo verë. Ashtu si vitin e kaluar ku paparaci ynë e fotografoi vajzën plangprishëse të spektakleve, në Drimades e mbuluar kokë e këmbë me shall, këtë herë ka arritur ta fotografojë ndërsa del nga deti.

Kanë rënë në sy rrobat e saj të plazhit, që janë të kuqe në pjesën e sipërme dhe boksera të zeza poshtë. Gjithashtu duken mjaft mirë linjat e saj gjithmonë elegante. Këto ditë të nxehta Zhaku ka gjetur kohën të udhëtojë në fundjavë drejt plazhit të Drimades, që është dhe vendi i saj i preferuar. Prej pak muajsh ajo drejton një program televiziv me titull “Zhoushou” në kanalin T në Digitalb. Programin e ka konceptuar si një parodi mbi televizionet, shoqërinë dhe politikën shqiptare.

Ndërkohë që në eksperimentimet e saj të shumta mbi artin është dhe muzika. Zhaku ka realizuar edhe një album muzikor, pjesë e së cilit ishte dhe kënga “Mos voto”, ku së bashku me Kastro Zizon bënte thirrje për bojkot në zgjedhje.

 

MIRJETA “BB”- Fotot hot në topless të vajzës seksi që ka gjetur dashurinë në Shkodër posted by on September 7, 2011
MIRJETA “BB”- Fotot hot në topless të vajzës seksi që ka gjetur dashurinë në Shkodër

MIRJETA “BB”- Fotot hot në topless të vajzës seksi që ka gjetur dashurinë në Shkodër

AJO  ishte pa dyshim një nga vajzat më seksi që ka patur ndonjëherë shtëpia e “Big Brother”. Një miks i lezetshëm i vajzës shkodrane me shumë humor dhe shumë e çiltër dhe kulturës angleze ku dhe ka kaluar shumë vite e që natyrisht kanë lënë shumë gjurmë në formimin e saj si vajzë pa komplekse por që di se çfarë do nga jeta.
Nëse shumica prej jush kanë fiksuar në mendjen e tyre gjatë qëndrimit të saj në “Big Brother” lidhjen me Marjelin e cila dihet që përfundoi sapo “Big Brother” mbylli siparin, në fakt për Mirjetën tani ka filluar një reality akoma më interesant se ai që ne kemi parë 24 orë në ekran. E ikur nga Shqipëria në moshën 16 vjeçare, Mirjeta përveç lidhjes shpirtërore, nuk kishte asnjë gjurmë apo ndjesi se si mund të jetë jeta sot në Shqipëri, pasi këtu kishte ardhur vetëm me pushime pa mundur të jetojë si çdo qytetar i këtij vendi, me një axhendë të punëve të përditshme. Sot ajo ia ka dhënë këtë shans vetes dhe ka vendosur që të paktën deri në fund të verës të jetojë mes Tiranës dhe Shkodrës. Në Shkodër ajo dhe familja e saj kanë blerë dy hyrje pallati në një zonë shumë të mirë dhe Mirjeta kujdeset për to gjatë qëndrimit aty si dhe del me miqtë. Ndërkohë kur vjen në Tiranë takohet me miqtë e ri që gjeti në “Big Brother”, madje edhe me ato që dukej se nuk mund të vijojnte miqësia më tej.
Të gjithë të çmendur pas Mirjetës
Është e pamundur që nëse kalon Mirjeta në rrugë, njerëzit të mos e kthejnë kokën. Me një gjatësi prej 175 cm, plus taka shumë të larta dhe me një trup prej modeleje, Mirjeta i bën përshtypje të madhit e të voglit me një pamje perfekte dhe me një veshje natyrisht shumë interesante. Ne vendosëm të ndjekim në fshehtësi një ditë tipike të Mirjetës në Tiranë dhe ja çfarë zbuluam. Mëngjesi për të nis vonë, diku nga ora 10-11 paradite. Më pas ajo merr rrugën diku nga Shallvaret dhe ndalon tek sallon bukurie “Sharm Eterne” që ndodhet në këtë zonë. Mbas rreth një ore del prej andej me një look perfekt, krehje dhe makiazh shumë të mirë. Nga çanta e madhe që ka në krah të duket se është bërë gati për plazh dhe në fakt nuk gabojmë kur shikojmë që makina e saj merr drejtim nga rruga e Elbasanit, tek kompleksi “King House”. Dhe ja, më në fund hiret e saj janë një mister që po zbulohen pak nga pak… Rrobat e banjos pink me disa zemra të zeza, ajo i ka kombinuar shumë bukur me aksesorët dhe tashmë është gati për të marrë rrezet e diellit që në Angli i mungojnë shumë. Por sapo kalojnë rreth dy orë, pjesa e sipërme e bikinit fillon t’i bëhet e bezdisshme dhe pikërisht në këto momente paparaci ynë mund të bëjë fotografitë që janë aq shumë të dëshiruara. Mirjeta tashmë është në topless dhe siç mund ta shikoni gjoksi i saj ka formë fantastike. E meqë ra fjala tek gjoksi, Mirjeta asnjëherë nuk e ka pranuar se gjoksi i saj është i bërë, por madje ka thënë se kjo është diçka gjenetike pasi të gjitha femrat e fisit të saj kanë gjoks të bukur.
Dashuria që e mban ‘peng’ në Shqipëri
Po pse po rri kaq gjatë në Shqipëri Mirjeta kur ajo vetë ka thënë që ka një jetë të ngritur tashmë në Londër, një punë stabël, një shoqëri dhe sigurisht familjen e saj? Shumë prej nesh përgjigjen mund ta japin kështu; me të vërtetë Mirjeta i ka të gjitha në Angli por ama këtu është personazh publik ndërsa andej është anonime dhe nuk ka më bukur sesa kur të njohin të gjithë pasi ndjehesh e përkëdhelur kudo ku shkon. Pra Mirjeta nuk do ta lërë t’i iki ky moment fame dhe po e shijon atë në maksimum, por sigurisht pjesën më të madhe të kohës e kalon në Shkodër.
Pas ndarjes nga Marjeli kishim shumë kuriozitet të mësonim se çfarë po ndodh me jetën e saj dhe në fakt disa miq na rrëfyen se Mirjeta është lidhur me një djalë shkodran shumë simpatik por njohja mes tyre është e freskët fare, disa javore. Duket se ata e kanë marrë me shumë ngè njohjen e tyre por ama plazhin e bëjnë bashkë, natyrisht të shoqëruar shpesh edhe nga miqtë e përbashkët. Se si do të shkojë kjo lidhje, a do të rrijë përfundimisht Mirjeta në Shqipëri apo do ta marrë djalin misterioz në Londër ashtu siç pat menduar edhe për Marjelin, këtë mbetet ta shikojmë mbase nga fundi i verës kur dielli do fillojë të mos ngrohë më aq shumë dhe Mirjetës mund t’i bjerë interesi për një vend ku vjeshta ngjan aq shumë me ditët e zakonshme në LondëR

TUNA SEJDIU: “Ju tregoj pse mori fund martesa ime me Rilindin posted by on September 7, 2011

 

TUNA SEJDIU: “Ju tregoj pse mori fund martesa ime me Rilindin”

Asnjëherë nuk

ka dashur të zbulojë detaje nga jeta e saj private por e provokuar nga një seri shkrimesh në mediat, ka pranuar të flasë për divorcin e saj. “Kjo është hera e parë dhe e fundit që flas për këtë temë”, thekson këngëtarja. Pas keqkuptimeve me bashkëshortin, siç tregon, puna nuk i jep shumë hapësirë për luks emocional. “Do të bazohem në thënien se koha është ilaçi më i mirë”, Rilindi është një person perfekt. Në të ardhmen ekziston një klimë pozitive edhe për shoqëri siç ndodh tek të gjitha çiftet moderne dhe të divorcuar”, thekson Tuna.

Vetëm pas një vi

ti martesë me Rilind Rekën, vendosët që për të dy, më mirë është të ndaheni. Kur kuptove se ishit larguar nga njëri-tjetri?
Ne të dy kishim një j

etë shumë dinamike. Kishim shumë mospajtime dhe para se të mbarojë dhe luga e fundit e mjaltit vendosa që mos të viktimizohem më shumë. Jemi ulur dhe kemi vendosur që të ndahemi për të mirën e të dyve.

Më rëndë e ke përjetuar momentin që ke vendosur për ndarje apo idenë se çfarë do të ndodhë më vonë?
Secili imazh i bukur i një personi publik nuk e tregon brendësinë e tij. Unë nuk jam e mbrojtur nga emocionet dhe nuk mbaj mbrojtëse të gjelbërt në zemër. Vendimin e kemi marrë që të pasojë diçka më e bukur. Jam spontane në këtë aspekt, mbahem ashtu siç di, pasi jeta më ka mësuar t

 

ë ecë me kokën lart.

Do e kishe pak më të vështirë të merrje një vendim të tillë nëse ndërkohë do të kishit zgjeruar familjen?
Nuk jam person që do të kisha menduar “çfarë do të kishte ndodhur sikur të ishte”. E jetoj të sotshmen ashtu siç është.

Çiljeta Xhilaga modifikon vithet me operacion plastik. posted by on May 20, 2011
Çiljeta Xhilaga modifikon vithet me operacion plastik.

Çiljeta Xhilaga modifikon vithet me operacion plastik.

Kush tha se Çili është e kënaqur me trupin e saj?! Pasi tërhoqi barkun në një klinikë në Zvicër, verën që shkoi, Çiljeta ka bërë edhe një tjetër ndërhyrje estetike në trupin e saj. Bëhet fjalë pikërisht për vithet e saj. Vithet ‘alla-braziliane’ kanë qenë ëndrra e saj e verës që shkoi.

Dhe më në fund, ajo e ka bërë realitet atë. Operacioni thuhet se është kryer në Turqi, nga një mjek i specializuar për ndërhyrjet plastike. Dëshira për të pasur një trup perfekt, nuk ka të sosur te Çili. Ajo e ka pohuar publikisht atë që ka ëndërruar prej kohësh. Por pas vitheve, për Çilin vazhdon të jetë shqetësues gjoksi i madh. Por atë do ta lërë në një moment të mëvonshëm, pasi të bëhet nënë!

 

Paris Hilton: E urrej Hitlerin posted by on May 20, 2011
Paris Hilton: E urrej Hitlerin

Paris Hilton: E urrej Hitlerin

Paris Hilton dje është akuzuar sepse ajo ka bërë përshëndetje naziste gjatë pushimeve që është duke kaluar me shoqërin e saj në St. Tropez.

Mirëpo ajo meniher pas kësaj akuze ka reaguar duke thënë se ajo lëvizje ishte vetëm vallëzim, mirëpo mediat e kanë keq interpretuar atë.

“Un e urrej Hitlerin, gjysma e familjes sime janë hebrej, gjithashtu edhe një pjesë nga shoqëria ime, andaj lëvizjet e mia nuk kan qen lëvizje naziste, por kan qenë lëvizje vallëzimi e dëfrimi me shoqërin time” tha ajo gjat deklaratës.

Duke iu përgjigjur pytjes së një gazetari rreth kapelës së saj, ajo tha: ” Kapela nuk ishte një kapelë komuniste, kjo është një kapelë e stilit ushtarak nga një klub”.www.vlora-chat.com

 

Noizy: Si më shpëtoi Blero pa u rrahur në Tiranë….. posted by on May 20, 2011
Noizy: Si më shpëtoi Blero pa u rrahur në Tiranë…..

Noizy: Si më shpëtoi Blero pa u rrahur në Tiranë…..

Fama e tij sa vjen e shtohet, ama me rritjen e tij, shtohen edhe armiqtë. Javën që lamë pas, ndërsa ishte i ftuar në studion e emisionin “ This is Hit” të “ G. M. Radio”, me ndërhyrjen e fansave Noizy ka sqaruar konfliktin që ka ekzistuar mes tij dhe këngëtarit Blero.

“ Ndërsa isha në Kosovë tek miku im MC Kresha, atij i mbërriti një sms nga Blero, në të cilin shkruhej: ‘ Ke bërë gjë duet me Noizyn?’ Mc Kresha i ktheu përgjigje dhe i tha: ‘ Po kam bërë duet me të’. Pas mesazhit te Kreshës atij i vjen një tjetër sms prej Bleros në të cilin shkruhej: ‘ Po si ke bërë duet me të, ai ka sharë Getin e Tingullit Trent. Atij do t’i bëjmë këtë, e këtë’, plot sharje… Mc Kresha s’kishte si synim të ma tregonte, por unë kur e pashë që rrudhi vetullat, ia rrëmbeva celularin dhe lexova mesazhin. Më parë s’kisha pasur kontakte me të, po kur mora vesh se ishte në Tiranë, shkova ta sqaroja muhabetin tek Taiëani. Më shpëtoi sepse kërkoi ndihmën e rojeve të sigurisë. Ju e dini që unë kam një vajzë dhe s’lejoj kënd të më fyejë nga familja. Megjithatë tanimë situata me Bleron është qetësuar. Ai kërkoi ndjesë përmes një viedoje të publikuar në youtube, dhe tashmë relatat tona janë normale. Kjo u vërtetua më së miri edhe gjatë turit që mbajtëm në Amerikë, unë, ai dhe Zaimina”, sqaron Noizy, i cili aktualisht është i angazhuar me shumë koncerte. Shumë duete presim këtë vit prej tij, një prej tyre do të jetë edhe ai me këngëtaren kosovare, Genta Ismajli.

 

Noizy bën këngë me pullë të kuqe, tërbohen fansat me “Nëse ta lypi” posted by on May 20, 2011
Noizy bën këngë me pullë të kuqe, tërbohen fansat me “Nëse ta lypi”

Noizy bën këngë me pullë të kuqe, tërbohen fansat me “Nëse ta lypi”

Një këngë me vargje të nxehta e me titull “Nëse ta lypi”, ka bërë shumë për vete fansat e reperit të sukseshëm Noizy, një bashkëpunim së fundi i këngëtarit me Lil, Koli, dhe Varrosi. Kënga ka disavargje ku Noizy, siç duket, ai i bën këngët për veten e tij, i drejtohet një femre të panjohur në club, ndërsa e fton të shkojnë në shtrat, ndërsa i drejtohet me vargun “Nëse ta lyp zemër, a ma kishe dhënë?”, që është dhe fillimi i këngës.

Kënga “nëse ta lypi” është publikuar para se Noizy të niste turin e koncerteve për Krishtlindje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Së bashku me Gentën, Real 1 dhe Dj Blunt, ai ka diskutuar atje për një fazë të re karrierës së tij, fillimin e një bashkëpunimi me këngëtaren e muzikës pop, Kristine Elezaj, një këngëtare me origjinë gjysmë shqiptare, mjaft e suksesshme në Amerikë. Ajo jeton në Nju Jork dhe ka marrë pjesë në “Grammy Aëards” ndërsa janë takuar për herë të parë në datë 20 dhjetor 2010 dhe ka qenë një kërkesë e vetë këngëtares për këtë bashkëpunim të realizuar nëpërmjet menaxherit të saj në Amerikë. Mediat amerikane kanë shkruar se ky vit do të jetë viti i Kristine në muzikën pop dhe ky është një fat i madh edhe për Noizyn, i cili ka menduar që të zhvendoset për ca kohë atje, ku do të realizohen dhe duetet e para më këngëtaren. Perfomancat e para të Noizyt me këngëtaren 24-vjeçare do të mbahen në Detroit dhe Nju Jork.

 

“Shqiptarë, derra, të fëlliqur”, edukatorja italiane rrihte dhe ofendonte fëmijët posted by on May 20, 2011
“Shqiptarë, derra, të fëlliqur”, edukatorja italiane rrihte dhe ofendonte fëmijët

“Shqiptarë, derra, të fëlliqur”, edukatorja italiane rrihte dhe ofendonte fëmijët

Lajme shqip-“Shqiptarë, derra, të fëlliqur, qelbeni erë, injorantë, më bëni për të vjellë” …

Këto kanë qenë vetëm disa nga fyerjet ekstreme që një edukatore italiane u thërriste fëmijëve të mitur të kopshtit “Barsento”, në Città della Selva, provinca e Fazanos në Brindizi.

Lajmi tronditës raportohet nga mediat italiane, të cilat me nota kritike paraqesin torturat dhe keqtrajtimet që edukatorja bashkëkombase e tyre, u bënte të miturve, mes të cilëve ishin mjaft shqiptarë, bij emigrantësh që jetojnë në këtë zonë të Italisë prej vitesh.

Menjëherë, prokuroria e Brindizit ka nisur një proces serioz hetimor ndaj saj, nisur nga një kallëzim penal që mbërriti fillimisht nga prindërit e një fëmije të kopshtit.

Më tej, hetuesit, vendosën që ta përgjonin edukatoren e akuzuar prej tyre, duke i vënë kamera.

Ata mbetën të çuditur kur panë përmes saj sesi vërtet edukatorja i keqtrajtonte fëmijët e kopshtit duke u ulëritur si e çmendur “Më keni mërzitur jetën, injorantë, derra” etj.

Madje kamera pa sesi ajo e mori dhe e rrahu keq me shkop një fëmijë 3-vjeçar, pasi e qortoi dhe e poshtëroi me epitete fyese, duke e tërhequr më pas nga veshët dhe duke e vënë të qëndronte në këmbë një cep të klasës.

Por mes të tjerash, ndër akuzat e mundshme kundër edukatores italiane, është edhe ajo për vjedhje pasi dyshohet se ajo mund të ketë marrë ushqimin e caktuar për fëmijët, fshehurazi përditë në çantë duke e çuar në shtëpi ….

 

Kapet me gjysmë kg kokainë dhe arsenal armësh posted by on May 20, 2011
Kapet me gjysmë kg kokainë dhe arsenal armësh

Kapet me gjysmë kg kokainë dhe arsenal armësh

Një shqiptar dhe një rumun është arrestuar nga policia italiane për trafik të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje. I riu nga Shqipëria është arrestuar pas kontrollit të makinës së tij, ku ju gjete një gjysmë kile kokainë. Korrespodenti i Agjencisë NOA në Itali raporton se emri i shqiptarit të arrestuar është Erion Çela, 26 vjeç që ju shihni në foto. Arrestimi tij është bërë në Viçensa.

Veç trafikut të drogës për Çelën rëndon dhe akuza e armëmbajtjes pa leje. Sipas policisë, i riu shqiptar ka reaguar me nervozizëm gjatë ndalimit nga ana e policisë dhe kjo gjë ka rritur dhe dyshimet e tyre për sendet që mund të ndodheshin në makinë.

Më pas ai është përpjekur të largohej me vrap duke parë se në postbllok ishin vetëm dy agjentë. Por është bllokuar menjëherë nga policia. Në makinë u gjetën 520 gramë kokainë. Ndërsa një arsenal armësh u gjet në banesën ku jetonin dy të rinjtë.

Sipas policisë Çela dhe rumuni Alin Nicolare Gherghina kishin në banesën e tyre a një pistoletë gjysmë automatike, një një automatik “Skorpions”, një thikë, një pistoletë me ajër me presion, e cila konsiderohet armë e rrezikshme, një levë dhe një bombol me gazë.

Pjesë e arsenalit ka qenë dhe një pajisje elektrike e cila mund të shkarkojë deri në 15 mijë voltë dhe përdoret për paralizimin e personave.

Sipas policisë kjo armë është vdekjeprurëse, në rastet kur përdoret mbi persona që kanë probleme kardiovaskulare.

Ndalimi i shqiptarit dhe rumunit ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në autostradën e Viçencës ne vendin e quajtur “Rruga e Paqes”. Policia ka dyshuar për “BMV-në Seria 3” luksoze dhe ka kërkuar kontrollin e saj.

Shqiptari Çela, pas verifikimeve të policisë ka rezultuar një person me precedentë

Ndaj tij ka pasur denoncime për dhunë në Viçenza dhe në Pulia. Më parë ka qenë në i arrestuar për përdorim droge. Ndërkohë që rumuni Alin Nicolare Gherghina, 25 vjeç nuk ka pasur precedent të mëparshëm penal.